Falje në rrënojat e xhamive/ Gaza, Bajrami i parë pas fillimit të konfliktit

schedule15:31 - 10 Prill, 2024

schedule 15:31 - 10 Prill, 2024

Besimtarët myslimanë në mbarë botën falën mëngjesin e kësaj të mërkure namazin e Fiter Bajramit  duke shënuar kështu fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Këtë vit  për popullin Palestinezë të cilët festojnë Bajramin në kohë lufte lutja e tyre është e qartë, Paqe dhe Begati! Në qytetin Jugor Rafah, aty ku tani jeton mbi 80% e popullsisë së Rripit të Gazës , qindra besimtarë myslimanë u mblodhën për të falur namazin e mëngjesit pranë rrënojave të Xhamive që janë shkatëruar nga lufta  6 mujore.

Nën Kushte të rrepta sigure dhe me kontrolle të shtuara nga Forcat Izraelite, Besimtarët Myslimanë falën namazin e mëngjesit edhe në Xhaminë Al Aqsa në Jeruzalem.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan Forcat e Mbrojtjes Izraelite që po kryenin kontrolle në këtë Xhami dhe tek të gjithë besimtarët që u lejuan të mbërrinin atje.

Në Ramallah, qytetin e  pushtuar të Bregut Perëndimor Besimtarët Mysliman mes trishtimit për Luftën në Rripin e Gazës u lutën për sa më shumë shëndet, paqe dhe begati.

Në qytetin e shenjtë të Mekës  në Arabinë Saudite me mijëra besimtarë u mlodhën për tu falur dhe për të shënuar fillimin e festës.

Fillimi i festës së Fiter Bajramit tradicionalisht bazohet në shikimin e Hënës së re dhe nisja e festës ndryshon sipas vendodhjes gjeografike të vendeve të ndryshme.

Për 30 ditë besimtarët myslimanë në mbarë botën sakrifikojnë duke hequr dorë nga ushqimi që prej  lindjes së diellit deri në perëndim për tu afruar më pranë me Zotin. Muaji i shenjtë i Ramazanit njihet për besimtarët myslimanë si muaji i sakrificës  dhe shpresës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!