Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Falja nuk është termi i duhur”, Macron pranon përgjegjësinë e Francës në gjenocidin e Ruandës

schedule14:30 - 27 Maj, 2021

schedule 14:30 - 27 Maj, 2021

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka pranuar rolin e vendit të tij në gjenocidin e Ruandës në vitin 1994. Pas tre dekadash tensionesh diplomatike, Macron vizitoi  Ruandën, një vizitë më shumë se simbolike.

Macron tha se “falja” nuk ishte termi i duhur për t’u përdorur kur iu referua gjenocidit të Ruandës nga Franca.

“Falja nuk është termi i duhur dhe duke qëndruar këtu, me përulësi dhe respekt, përpara jush, unë pranoj përgjegjësitë tona”, tha Macron gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij Paul Kagame.

Kagame mirëpriti fjalimin e Macron. “Fjalët e tij janë më të vlefshme se falja. Ato janë të vërteta, ”tha ai.

Gjenocidi në Ruandë filloi në 1994 dhe të paktën 800,000 persona kanë vdekur./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!