Falimenton skuadra e ish-mbrojtësit të Kombëtares

schedule19:41 - 31 Janar, 2022

schedule 19:41 - 31 Janar, 2022

Skuadra ku aktivizohet ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptarë ka falimentuar.

Aventura e Mërgim Mavrajt te Tyrkgyçy Mynih do të mbyllet në mënyrën më të keqe. Klubi i krijuar nga emigrantët turq në Gjermani, ishte ngjitur deri në kategorinë e tretë gjermane, por aty do të ndalet rrugëtimi i tij dhe do të kthehet drejt amatorëve, ndoshta duke u zhdukur përfundimisht në fund të këtij edicioni.

Klubi i kategorisë së tretë gjermane ka shpallur sot zyrtarisht falimentin, duke nisur procedurat e likuidimit. Mospagesa e detyrimeve ka bërë që të regjistrohet në gjykatë procesi i falimentit dhe kjo do të shoqërohet në ditët në vijim me uljen e 9 pikëve në renditje sipas rregullores.

Tanimë skuadra e Mavrajt me shumë mundësi do të zbresë një kategori më poshtë, nëse gjithmonë nuk shpërbëhet si ekip. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!