Milani është në kërkim të përforcimeve, pasi sezonin e ardhshëm do të luajnë edhe në Champions League dhe normalisht do të duhet një organikë më e plotë për trajnerin Stefano Pioli.
Së fundmi raportohet se Fali Ramadani u ka sugjeruar drejtuesve kuqezi dy lojtarë. Sot ai ka qenë në Casa Milan, ku është takuar me Paolo Maldinin dhe Ricky Massara.
Bëhet fjalë për dy lojtarë që e njohin më mirë Serie A. I pari është mbrojtësi Nikola Maksimovic, i cili ka dalë si lojtar i lirë nga Napoli pas përfundimit të kontratës.
Tjetri është Cengiz Under, mesfushori me tipare sulmuese që ishte marrë në huazim nga Leicester. Klubi anglez ka vendosur të mos e blejë dhe Ramadani mendon se Milani është klubi i duhur që turku të rigjejë shkëlqimin. /abcnews.al