Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar në përfundim të procesit zyrtar të votimit.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka falenderuar lezhjanët, të cilët treguan pjekuri gjatë fushatës dhe votimit.
Sakaq, Ndreu ka falenderuar veçanërisht PS dhe PD që nuk frymëzuan asnjë akt të paligjshëm.
Sipas kryebashkiakut, cilido të jetë rezultati, qytetarët e Lezhës fituan sepse treguan vlera dhe standarte të larta.
Postimi i plotë:
Ne perfundim te procesit te votimit ne Lezhe, dua te falenderoj qytetarine lezhjane qe gjate fushates dhe votimit treguan pjekuri, integritet dhe qetesi ne nivelin me te larte.
Gjithashtu falenderoj dhe forcat politike, vecanarisht PS dhe PD qe nuk frymezuan asnje akt te paligjshem dhe kontribuan ne nje proces ne lartesine e duhur.
Cilido te jete rezultati, qytetaret lezhjane fituan sepse treguan vlera te larta te duke prodhuar nje proces ne lartesine e standarteve me te larta!
Faleminderit! l.k/abcnews.al
Ne perfundim te procesit te votimit ne Lezhe, dua te falenderoj qytetarine lezhjane qe gjate fushates dhe votimit…
Posted by Pjerin Ndreu on Sunday, 25 April 2021