Falënderime dhe një premtim për tifozët, Riberi tregon sezonin e parë në Itali

schedule22:58 - 3 Gusht, 2020

schedule 22:58 - 3 Gusht, 2020

Franck Ribery zgjodhi Fiorentinën për të vijuar karrierën pasi u largua nga Bayern Munchen në verën e kaluar. Zbarkimi i francezit në Serie A krijoi entuziazëm të madh te tifozët e ekipit nga Firence.

Tre gola shënoi 37-vjeçari në 21 ndeshje të luajtura në kampionat, teksa pësoi një dëmtim të rëndë prej të cilit qëndroi disa kohë jashtë. Ribery ka përmbledhur sezonin e parë me një postim në “Instagram”, aty ku ka falënderime dhe një mesazh për tifozët e Fiorentinës.

 

Chiesa, Ribery dhe Castrovilli

Sezoni im i parë në Itali ishte i gjatë dhe i vështirë. Kemi pasur ulje-ngritje, por luftuam së bashku deri në ndeshjen e fundit. Që prej ditës së parë që erdha në Firence, mbështetja juaj për skuadrën ka qenë e jashtëzakonshme.

Do të vazhdojmë të japim gjithçka për këtë klub, për qytetin dhe për ju. Faleminderit të gjithë tifozëve, faleminderit populli viola“, shkruan Franck Ribery. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!