“Faleminderit shqiptarëve për përkrahjen, babai i Markut: Jam shumë krenar

schedule18:15 - 27 Shtator, 2021

schedule 18:15 - 27 Shtator, 2021

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka mposhtur Maxim Prodan të shtunën me vendim unanim për të fituar rripin ndërkombëtar të peshës së mesme të IBF në boks.

Pas një ndeshje shumë interesante, Marku ishte shumë më i rrezikshëm brenda ringut dhe mori fitoren që e bën atë kampion bote, pas rezultateve 97-93 dhe 96-94, ndërsa gjyqtari i tretë shënoi fitore në mënyrë të çuditshme 99-91 për Prodanin.

Për Florian Markun është shumë krenar edhe një person shumë i dashur, babai i tij.

Babai i Florian Markut thotë se është tejet krenar me djalin e tij, pasi po shpërblehet për të gjithë sakrificat që ai ka bërë gjatë jetës.

“Ndihem shumë krenar, sepse e di sa është munduar dhe që ka sakrifikuar shumë gjëra vetëm që të arrijë majat e këtij sporti. Jam gëzuar tej mase, sepse po shikoj që i gjithë mundi që ka bërë po i shpërblehet”, tha fillimisht Sebi Marku, babai i Florian Markut për Gazeta Blic Sport.

Babai i Florian Markut zbulon se si është kampioni i botës në raport me familjen.

Përkrahja e madhe që vjen për Florian Markun e kënaq edhe babain e tij, i cili falënderon të gjithë shqiptarët që e motivojnë para çdo meçi.

“Po, është e vërtetë ka një përkrahje shumë të madhe në çdo ndeshje dhe kjo vihet re nga të gjitha meçet që ka. Faleminderit shqiptarëve edhe kosovarëve për të gjithë perkrahjen që i japin Florianit”, shtoi Marku.

Në fund, ai dha edhe një mesazh për djalin e tij.

“Mesazhi im për Florianin është të vazhdojë të bëjë atë që di dhe një dit Zoti do ja shpërblejë të gjitha! Respekte për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen”, përfundoi ai.

Vlen të potencohet se Florian Marku nuk ka asnjë humbje në karrierën e boksit profesionist, pasi ka marrë 9 fitore dhe 1 barazim në 10 ndeshjet që ka zhvilluar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!