Ministri i jashtëm Igli Hasani u prit në një takim nga homologu i tij grek, Georgios Gerapetritis. Ndërsa ndan foto të takimit në rrjetet sociale, Hasani shkruan se lidhjet tona mbështeten në vlera të përbashkëta, bashkëpunim të ngushtë brenda NATO-s dhe vizionin për një Evropë më të integruar dhe më të bashkuar
“Faleminderit, i dashur Georgios, për mikpritjen e ngrohtë gjatë vizitës sime zyrtare në Greqi.
Biseda jonë ishte e sinqertë dhe me vizion për të ardhmen, duke riafirmuar përkushtimin tonë të përbashkët në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, të bazuara në respekt të ndërsjellë, në një linjë strategjike dhe dialog konstruktiv. Lidhjet tona mbështeten në vlera të përbashkëta, bashkëpunim të ngushtë brenda NATO-s dhe vizionin për një Evropë më të integruar dhe më të bashkuar.
Pres me padurim të ndërtojmë mbi këtë moment së bashku.” -shkruan Hasani./abcnews.al