Gerd Muller fizikisht nuk jeton më. Legjenda e Bayern Munich dhe Gjermanisë, njeriu gol me plot kuptimin e fjalës, humbi betejën me sëmundjen e Alzheimerit në moshën 75-vjeçare dhe jo vetëm në Gjermani janë pikëlluar.
Dedikimet kanë qenë të shumta, por sigurisht te Bayern Munich ndihen më shumë borxhlinj. Bavarezët kanë ndriçuar stadiumin “Allianz Arena” në nderim të tij, teksa shkruajnë “Danke Gerd” për “Bomberin e kombit”.
#DankeGerd pic.twitter.com/wbgC0nsGV9
— FC Bayern München (@FCBayern) August 16, 2021
SHIFRAT E MULLER – Gerd fitoi Europianin në vitin 1972 dhe Kupën e Botës në 1974 me kombëtaren gjermane. Vetëm Leo Messi (91 gola), në vitin 2012, ishte në gjendje të mposhte rekordin e tij për golat e shënuar në një vit (85).
Sulmuesi i atij Bayerni legjendar të viteve ‘70 ka fituar edhe një Top të Artë (1970) dhe dy “Këpuca të Arta” (1970 dhe 1972). Ai u tërhoq nga futbolli në vitin 1981.
Muller realizoi plot 365 gola në 427 ndeshje të luajtura në Bundesliga (rekord), teksa në kompeticionet evropiane shënoi 66 gola në 74 përballje. Rekord edhe me “Pancerat”, me të cilët në 62 ndeshje e gjeti plot 68 herë rrugën e rrjetës. /abcnews.al