Presidenti i Galatasaray ka zbuluar një prapaskenë merkatoje. Mustafa Cengiz ka folur rreth dëmtimit të Radamel Falcaos, afrimit të bujshëm të verës së kaluar. Sulmuesi kolumbian ka zhvilluar vetëm 5 ndeshje mes kampionatit turk dhe Champions League, në të cilat ka shënuar vetëm një gol.
Një dëmtim po e detyron 33-vjeçarin të qëndrojë jashtë fushave, teksa shumë persona janë të bindur që “El Tigre” kishte ardhur i dëmtuar nga Monaco. Cengiz i jep fund këtyre zërave në deklaratën e dhënë për Sprox, aty ku tregon edhe interesimin e klubit italian për goleadorin e njohur.
“Falcao nuk ishte i dëmtuar kur u transferua te ne. Një lojtar i lënduar nuk mund të zhvillojë dy ndeshje në nivel të lartë. Shumë persona nuk e besojnë, por ata nuk e dinë që Falcaon e donte edhe Juventusi“, zbulon presidenti i klubit të famshëm turk. /abcnews.al