Faktori shqiptar vendimtar, Abazoviç merr vendimin, kush do ta krijojë qeverinë e re në Mal të Zi

schedule19:32 - 31 Gusht, 2020

schedule 19:32 - 31 Gusht, 2020

Sot u mbajt një takim i liderëve të koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është Kombi ynë” dhe “Bardhë e Zi”,  Zdravko Krivokapic, Aleksa Beçiç dhe Dritan Abazoviç, të cilët siç thuhet në deklaratën e përbashkët, do të përbëjnë Qeverinë e ardhshme të Malit të Zi dhe do të realizojë vullnetin zgjedhor të qytetarëve.

Sipas tyre, të tre udhëheqësit shumë shpejt u pajtuan për disa parime mbi të cilat do të punojë qeveria e ardhshme.

“Parimi i parë që është rënë dakord është se qeveria e re, demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare.

Së dyti, që qeveria e re demokratike do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

Së treti, që qeveria e re, demokratike do të jetë me ekspert, e përbërë nga staf  që janë ekspertë në fusha specifike, pavarësisht nga karakteristikat e tyre politike, fetare, kombëtare ose ndonjë karakteristikë tjetër.

Së katërti, qeveria e re do të angazhohet plotësisht në respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e ligjit, me ndryshime në të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Lirinë e Fesë “, thuhet në deklaratë.

Ndërsa deklarojnë më tej, përveç kësaj, “këta tre liderë po u zgjasin dorën përfaqësuesve të popujve të pakicave me dëshirën për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të bukur dhe të prosperuar për Malin e Zi”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!