Edhe pse ai ka më shumë se 50 role në rezymenë e tij të aktrimit, bota e njeh Rowan Atkinson me rolin e tij legjendar si z.Bean.
Ky komedian ikonë ka bërë një rrugë të gjatë që nga marrja e doktoraturës së tij në ndjekjen e karrierës së tij në komedi.
Më poshtë mund të lexoni disa fakte mjaft interesante rreth jetës së këtij komediani.
Ai ka licencën e tij të automjeteve të rënda
Të gjithë jemi rritur duke parë zotin Bean duke hipur në mini makinën e tij ose në eventet e tapetit të kuq me makina sportive të pasura, por çka është edhe më befasuese është se ai ka një licencë të ligjshme HGV gjithashtu! Kjo licencë e lejon atë të vozisë ndërsa transporton deri në 3.5 ton. Sa e lezetshme kjo!
Ai është i fiksuar me makina dhe shpesh shkruan për CAR Magazine
Ai i do makinat dhe zakonisht shkruan për CAR Magazine, duke ndarë pasionin e tij për motorët me botën. Ai ka një koleksion mbresëlënës të veturave, të cilat përfshijnë një Audi A8, një Škoda Superb dhe madje një McLaren F1 të rrallë. Por ai nuk është një tifoz i madh i Porsche, duke pretenduar se ato janë vetura të mrekullueshme, por ai nuk e sheh veten duke jetuar me një të tillë.
Ai ka Master në Inxhinieri Elektronike
Mund të jetë e vështirë të imagjinohet Atkinson, përveç se si Z. Bean, por aktori studioi inxhinieri elektronike në Universitetin e Neëcastle dhe përparoi në Kolegjin The Queen’s, Oxford, duke marrë një diplomë masteri. Ai filloi shkurtimisht punimin e tij të doktoratës, kur vendosi t’i përkushtohej komedisë me kohë të plotë.
Ai është një mysafir i shpeshtë në ceremonitë mbretërore
Rowan Atkinson është mik me njerëz shumë të fuqishëm. Ai madje ishte i ftuar në dasmat e Princit Charles dhe Princit Uilliam. Ai gjithashtu u shfaq në shfaqje bamirësie.
Rowan Atkinson përdori Aston Martinin e tij në filmin e tij Johnny English
Në filmin e tij, Johnny English, Atkinson përdori makinën e tij të fuqishme dhe të shtrenjtë, një Aston Martin V8 Vantage Oscar India.
Atkinson ka vuajtur nga një vonesë e të folurit për shumë vite.Nuk është çudi që ai luajti roli i tij si Z. Bean si i heshtur shumicën e kohës dhe se ai rrallë paraqitet për ndonjë intervistë. Ai ka vështirësi të shqiptojë fjalë që kanë shkronjën “B” ose “P” në to. Ai bën një pauzë të vogël para se t’i thotë këto fjalë.
Ai shpëtoi familjen e tij nga një përplasje me aeroplan
Ndërsa ai po udhëtonte me familjen e tij nëpër Kenia, pilotit të aeroplanit privat i ranë të fikët. Atkinsonit iu desh të merrte nën kontroll aeroplanin dhe për fat të mirë, pas disa shuplakave nga Atkinson, piloti erdhi në vete dhe arriti të ulte aeroplanin në një vend të sigurtë.
Shfaqja u quajt së pari Z. White, pastaj krijuesit e shfaqjes vazhduan të sugjeronin emra perimesh. Pastaj, ajo u ndryshua në z. Lulelakër, përfundimisht, emri Mr.Bean u finalizua. Vetëm 14 episode të kësaj shfaqje u prodhuan. Më vonë u publikuan 2 filma, një seri e animuar, disa libra dhe një lojë video./ KultPlus.com