Thibaut Courtois u transferua verën e vitit 2018 nga Chelsea te Real Madrid. Portieri belg ka hasur probleme në aventurën madrilene dhe nuk ka arritur të arrijë formën e tij më të mirë.
Mbrëmjen e kaluar pësoi dy gola nga Club Brugge në pjesën e parë. Belgu nuk zbriti më në fushën e blertë në pjesën e dytë, duke i lënë vendin Alphonse Areolës. Mediat iberike raportuan se “gardiani” kishte patur probleme në stomak.
Sipas raportimeve të Sexta, portieri ka vjellë në dhomat e zhveshjes. Ai nuk ka qenë në gjendje t’i japë makinës dhe është dërguar në shtëpi nga familjarët e tij.
Një virus e ka prekur, çka ka sjellë që Courtois të humbasë 1 kg gjatë ditës së martë. Pak “faj” ka edhe Emmanuel Dennis. Sulmuesi i ekipit belg i shënoi dy gola brenda 45 minutave dhe situata për portierin u bë e padurueshme. /abcnews.al