“Faji” i Politanos: Lëvizja e krokodilit? Brozovic u frymëzua nga unë

schedule14:38 - 25 Shtator, 2019

schedule 14:38 - 25 Shtator, 2019

Marcelo Brozovic kreu një shpikje gjatë ndeshjes së sezonit të kaluar në Champions League kundër Barcelonës. Mesfushori i Interit u shtri pas barrierës në një goditje dënimi të spanjollëve për të bllokuar goditjen tokazi.

Një skemë e tillë ka filluar të përdoret nga të gjithë dhe në ndonjë rast ka dhënë efektin e dëshiruar. Rreth kësaj situate ka folur Matteo Politano. Anësori ofensiv zikaltër zbulon për “Passioneinter”, se si lindi kjo ide.

“Mendoj gjatë gjithë kohës për futboll dhe mundohem të ‘shpik’ diçka me të majtën time. E kisha provuar më parë kur isha pjesë e Sassulos, pikërisht kundër Interit, gjuajtjen tokazi poshtë barrierës. Mendoj se është faji im që Brozovic shpiku lëvizjen e krokodilit”, thekson lojtari zikaltër. /abcnews.al