Fajësimi dhe bllokimi në rrjetet sociale, Mustafaj në “ABC”: Trump nuk ka precedent

schedule18:02 - 14 Janar, 2021

schedule 18:02 - 14 Janar, 2021

Për ish-ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj, Twitter nuk duhet të kishte bllokuar llogarinë e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. I ftuar në “ABC” për të komentuar zhvillimet e fundit në Amerikë, Mustafaj, tha se “Mendoj se ata nuk kanë bërë mirë, por nuk mund të them a kanë të drejtë apo jo”.

Por munden kompanitë e mëdha të vendosin këto rregulla? “Ky është një fakt, ata kanë mundur dhe e kanë bërë. Por a kanë bërë mirë apo keq? Facebook dhe të gjitha rrjetet sociale kanë një deontologji të caktuar dhe ti i pranon këto kushte, një nga kushtet është që nuk ke të drejtë që të nxisësh urrejtjen.

Klasifikimi që i bëjnë mesazheve lidhet me të drejtën që kanë fituar, në kontratën që ka pranuar Trump që nuk do të nxisë urrejtjen” tha ai.

Lexo edhe: PD dhe LSI me dy lista në zgjedhje, Mustafaj zbulon me kë shkon Vangjel Dule

Por si e komenton Mustafaj votimin e Dhomës së Përfaqësuesve për ngritjen e akuzave kundër Trump? “Kjo që po ndodh me Trump nuk ka precedent, dy gjëra, e para dy shqyrtime për fajësim dhe e dyta po ndodh një javë para se ai të dorëzojë mandatin. Senati nuk do të mund ta shqyrtojë, pasi në 19 janar do të mblidhet.

Gjithsesi shqyrtimi do të bëhet pasi të ketë dorëzuar mandatin, por thonë analistët, ka efekte edhe mbrapa. Senati do të jetë demokrat pas kaq kohësh, do të jenë 51 senatorë demokratë. Në dhomën e përfaqësuesve pati 13 kongresmenë republikanë që thyen linjën” tha ai.

I pyetur nëse një ambasador i SHBA-së ka të drejtë që të shpallë qëndrime morale në vende në zhvillim, përfshirë edhe Shqipërinë, pas asaj që ndodhi në 6 janar në Amerikë, ish-ministri i Jashtëm theksoi se “Kjo e drejtë nuk buron nga asnjë konventë ndërkombëtare as nga statusi dhe asnjë nuk e ndalon. Është koportim individual” tha ai.  / db/Abcnews.al