“Fair Play për punëtorët”, Norvegjia vijon protestën ndaj skandalit me emigrantët

schedule19:33 - 6 Qershor, 2021

schedule 19:33 - 6 Qershor, 2021

Norvegjia vazhdon të protestojë për të drejtat e punëtorëve në Katar, vend që do të organizojë Botërorin e vitit të ardhshëm. Shumë emigrantë, kryesisht nga Bangladeshi, India apo Pakistani, kanë humbur jetën duke punuar për ndërtimin e stadiumeve.

Pagesa modeste, kushte të vështira punë, asnjë e drejtë njerëzore dhe presion për të përfunduar sa më shpejt stadiumet. Mbi 6500 persona kanë humbur jetën, teksa nuk kanë munguar protestat ndaj autoriteteve të Katarit.

Të Drejtat e Njeriut, brenda dhe jashtë fushës“, lexohej në fanellat e lojtarëve të Norvegjisë në duelin e muajit mars ndaj Gjibraltarit. Një gjë të ngjashme bëri edhe Gjermania. Protesta e skuadrës vikinge vijoi edhe në sfidën ndaj Turqisë.

Të Drejtat e Njeriut, brenda dhe jashtë fushës. Norvegjia, Gjermania, kush e ka radhën?“, lexohej në fanellat e bardha të Erling Haaland me shokë. Norvegjia ka zbritur sërish në fushë ditën e sotme dhe po përballet me Greqinë.

Përpara nisjes së takimit miqësor, lojtarët skandinavë kryen protestën e radhës. “Fair Play për punëtorët emigrantë“, është shkrimi që kanë zgjedhur për fanellat e tyre. Më poshtë nuk mungon edhe shkrimi: “Të Drejtat e Njeriut, brenda dhe jashtë fushës“. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!