Fagu: Sa shumë e prisnin të humbte Tirana! Rikthehemi, kemi karakter

schedule10:19 - 26 Nëntor, 2021

schedule 10:19 - 26 Nëntor, 2021

Erbim Fagu ishte ai që doli sot para mediave te Tirana, në vend të trajnerit Orges Shehi. Të dy në të shkuarën kanë qenë pjesë e Skënderbeut, rivalit të ditës së nesërme të bardhebluve. Fagu, i cili është ndihmëstrajner te Tirana, para mediave ka deklaruar:

“Skënderbeu dihet që është paraqirur mirë javët e fundit. Vijmë nga një humbje me Kukësin dhe do japim maksimumin për të marrë tre pikët dhe për të vazhduar rrugëtimin tonë”.

“Ne kemi marrë pikët maksimale me rivalët direkt, kemi lënë pikë me skuadrat në fund. Nuk mund të them se kemi ndonjë peng, pasi lojërat kanë qenë në rritje dhe kjo ka qenë pozitive për ekipin dhe stafin”.

“Memelli është një trajner i ri që ka bërë shumë mirë te Skënderbeu. Ka qenë pjesë e Tiranës, por çdo gjë ndryshon me kohën. Nuk besoj se do ndikojë te ndeshja. Kemi planin dhe fizionominë të lojës, që e kemi ndërtuar. Nuk besoj se do jetë problem që ai ka qenë pjesë e Tiranës”.

“Humbja me Kukësin, jo se na ka ulur moralisht, por erdhi në një moment të mirë tonin. Kishim luajtur mitë në Kupë e kampionat. Lodhja me Dinamon pati ndikim. Nuk luajtëm dobët, por në futboll edhe humb. Kemi lojtarë të rinj, me karakter, që janë të motivuar për t’u rikthyer”.

“Tirana është mësuar të jetë në presionin e rezultatit dhe të lojës. Shumë kanë pritur që të humbasim, por kemi lojtarë me karakter të fortë që edhe pas një humbje do të marrim maksimumin. Përherë futemi për tre pikët. Pavarësisht se kë kemi përballë”. / abcnews.al