Juventus pësoi humbjen e dytë radhazi në Serie A. Pas humbjes në ndeshjen e kaluar nga Lazio në Olimpico me 2-1, tashmë bardhezinjtë u mposhtën 1-0 nga Sassuolo.
Ky rezultat negativ për Zonjën e Vjetër erdhi nga goli i Defrel në minutën e 64-të, me sulmuesi që mori topin nga një gabim i madh i Fagiolit.
Ti vogliamo bene fagiolino ??@nicolofagioli pic.twitter.com/9VCJD1JaU0
— La oltre (@_laOltre_) April 16, 2023
Madje, Max Allegri pas këtij gabimi të mesfushorit 22-vjeçar u tërbua, për pasojë bëri një ndryshim dy minuta më vonë, duke e hedhur në lojë Mirettin.
Fagioli, megjithatë, nuk e mori shumë lehtë ndryshimin, si dhe gabimin e tij, për pasojë shkoi në stol dhe shpërtheu në lot.
Allegri, megjithatë, u kujdes pak më vonë në konferencën për shtyp që ta mbrojë disi: Të gjithë bëjnë gabime, ishte një gabim, por ai nuk është përgjegjës për humbjen. E gjithë skuadra nuk luajti në nivelin e duhur”, siguroi trajneri italian. /G.D abcnews.al/