Facebook të enjten bllokoi një grup të madh të quajtur “Ndaloni vjedhjen”, grup i krijuar nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump për të organizuar protesta kundër numërimit të votave presidenciale.
Disa anëtarë kishin bërë thirrje për dhunë, ndërsa shumë të tjerë pretenduan në mënyrë të gabuar se demokratët po “vidhnin” zgjedhjet.
Grupi grumbulloi më shumë se 350,000 anëtarë përpara se Facebook ta bllokonte.
“Në përputhje me masat e jashtëzakonshme që po marrim gjatë kësaj periudhe të tensionuar, ne kemi bllokuar grupin” Ndaloni vjedhjen”, tha Facebook në një deklaratë.
Facebook tha se do të vazhdojë të jetë vigjilent ndaj aktiviteteve që shkelin rregullat e tij dhe do të marrë masat e nevojshme.
Imran Ahmed, CEO i një OJQ jo-fitimprurëse që studion urrejtjen në internet, i bëri presion Facebook-ut për të bllokuar grupin. Por Ahmed tha se nuk duhet të jetë e vështirë që Facebook të ndërmarrë veprime mbi një grup kaq të madh që bën thirrje për dhunë.
“Ekziston një çështje sistematike me grupet e Facebook, të cilat krijohen nga njerëzit që përhapin dezinformata, urrejtje dhe nxisin dhunë,” tha ai. “Është një problem që ata kanë qenë të informuar për një kohë të gjatë dhe ende nuk janë marrë masat e duhura. Në përgjithësi veprojnë vetëm kur i kushtohet shumë vëmendje diçkaje “.
Deri të enjten pasdite, Facebook ndaloi gjithashtu hashtag #ndaloni vjedhjet. Gjithashtu të enjten, Twitter bllokoi një llogari të përdorur nga ish këshilltari i Trump, Steve Bannon. s.ba/abcnews.al