“Facebook” në qendër të skandalit: Të dhënat e 267 milion përdoruesve, publike

schedule18:47 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 18:47 - 20 Dhjetor, 2019

Të dhënat e 267 milion përdoruesve të “Facebook” kanë qëndruar online për rreth dy javë para se të hiqeshin. Dosja me informacione nuk kishte fjalëkalim dhe mund të shkarkohej lehtësisht. “Facebook” e cilësoi këtë si një incident gjatë ndryshimeve për të mbrojtur më mirë privatësinë.

“Facebook” rikthehet sërish në qendër të skandalit për sa i takon fushës së privatësisë. Një shoqëri sigurie konfirmoi se ka gjetur on line një database që përmbante të dhënat personale të 267 milion përdoruesve të rrjetit social. Dosja, e cila ka qëndruar on line për dy javë nga data 4 deri në 19 dhjetor, me sa duket, ishte më se e prekshme nga kushdo, pa qenë e domosdoshme që të kishte një fjalëkalim. Madje ishte e shkarkueshme dhe nga një forum hakerash.

Në arkiv përmbaheshin informacione për identitetin e përdoruesve, emër dhe numër telefoni. Dosja ka qëndruar on line deri sa faqja që e përmbante vendosi ta hiqte si pasojë e sinjalizimeve të shumta.

Kjo nuk është hera e parë që të dhënat e miliona përdoruesve të “Facebook” publikohen në rrjet. Në muajin shtator ishin 419 milion të dhënat që u bënë publike.

Në një reagim të menjëhershëm “Facebook” bëri të ditur se po analizojnë problemin dhe se paralelisht po punohet për të mbrojtur sa më mirë informacionet e personave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!