Sipas Fabrizio Romano, Joao Cancelo do të bëhet lojtar i Barcelonës në ditët e fundit të merkatos.
Të gjitha palët besojnë se marrëveshja nuk rrezikon të prishet. Gjithçka është firmosur dhe detajet e fundit janë zgjidhur.
Katalanasit po presin me durim që La Liga të miratojë një marrëveshje për mbrojtësin 29-vjeçar.
Mbrojtësi i djathtë portugez pritet t’i bashkohet Barcelonës në huazim për 1 vit me të drejtë blerje për 25 milionë euro. /G.D abcnews.al/