Ish-mbreti i paparacëve, Fabrizio Corona ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Mirëpo, nga çfarë mund të pritej, kjo situatë ka acaruar marrëdhëniet mes tij dhe ish-gruas, modelja Nina Moric.
Kjo e fundit ka alarmuar policinë, pasi Fabrizio ka marrë djalin e tyre në shtëpinë e tij për të kaluar kohë së bashku.
Ajo ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shkruan se ndërkohë që Fabrizio është me koronavirus, ai ka pranë djalin e tyre.
“Sapo telefonova 112, sepse Fabrizio Corona, pozitiv me Covid, ka ftuar Carlos në shtëpinë e tij, pa ditur unë asgjë dhe tani ata po ushtrohen së bashku, duke publikuar foto në Instagram.
Fabrizio nuk respekton jo vetëm rregullat e karantinës, por edhe shëndetin e djalit tim dhe të të gjithë atyre që kanë kontakt me të”, shkroi Nina në një Story në Instagram. l.k/abcnews.al