Fabregas jep lajmin e mirë, stërgjyshja e tij i shpëton Koronavirusit

schedule21:17 - 29 Prill, 2020

schedule 21:17 - 29 Prill, 2020

Mesfushori i Monaco, Cesc Fabregas, ka dhënë një lajm të mirë sot, duke konfirmuar se stërgjyshja e tij, plot 95 vjeçe, e ka fituar duelin kundër Koronavirusit. Futbollisti pranoi se stërgjyshja e tij është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe do të lërë spitalin në pak ditë.

Një lajm shumë i mirë ky në familjen e Fabregas dhe një fakt që tregon se çdo kush, pavarësisht moshës, mund ta fitojë këtë luftë e cila dukej e humbur. Më herët, Fabregas hoqi dorë nga e gjithë rroga e tij prej 150 mijë eurosh në javë për të ndihmuar klubin e Monaco.

LEXO EDHE: Gjest i madh i Fabregas, heq dorë nga e gjithë rroga e tij

Ish-mesfushori i Arsenalit, Barcelonës dhe Chelsea, është një nga futbollistët më zemërgjërë në futboll, me donacionet e tij që kanë qenë të shumta ndër vite. Ne i urojmë stërgjyshes së tij të dashur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, duke e përgëzuar dhe për luftën e fituar ndaj armikut famëkeq./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!