Mesfushori i njohur spanjoll, Cesc Fabregas, feston sot ditëlindjen e tij. Ish-lojtari i Arsenal, Barcelonës, Chelsea dhe tashmë futbollist i Monaco në Ligue 1, mbush 33 vjeç.
Me Theo Walcott, sulmuesin e Everton, Fabregas ka një miqësi shumë të mirë, pasi kanë luajtur për shumë vite së bashku me “Topçinjtë” e Londrës. Dhe urimi nga anësori anglez, nuk mund të mungonte.
Gjithsesi, në faqen e tij zyrtare, Walcott ka bërë një gafë, pasi në vend që t’i uronte ditëlindjen Fabregas, ia ka uruar vetes së tij: “Gëzuar ditëlindjen miku im, Theo Walcott”. Një gabim shpejtësi nga Walcott, por që nuk iu ka shpëtuar medieve dhe fansave në rrjetet sociale./abcnews.al
Happy Birthday my friend @theowalcott pic.twitter.com/ZVJw4oNRrs
— Theo Walcott (@theowalcott) May 4, 2020