Fabio Carvalho tashmë zyrtarisht është lojtari më i ri i Liverpool, me zyrtarizimin që ka ardhur vetëm ditën e sotme.
Talenti portugez kaloi nga Fulhami te “The Reds”, ku u ka kushtuar drejtuesve të Liverpool rreth 10 milionë euro.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet gjithashtu se lojtari do të mbajë veshur fanellën me numër 28-të.
“Fabio Carvalho është prezantuar sot zyrtarisht si lojtar i Liverpoolit pasi përfundoi lëvizjen e tij në Qendrën Stërvitore AXA.
Portugezi U21 u bashkua me Reds më 1 korrik pas një sezoni përparimtar 2021/22, gjatë së cilës ai ishte një figurë kyçe në promovimin e Fulhamit përsëri në ligën më të mirë”, thuhet në njoftim.
Carvalho kontribuoi me 10 gola dhe tetë asistime teksa Cottagers fituan titullin në Championship sezonin e kaluar. Kështu, 19-vjeçari bashkohet me Darëin Nunez dhe Calvin Ramsay për të forcuar skuadrën e Jurgen Klopp këtë verë.
Look who’s arrived, Reds ? pic.twitter.com/Qw2JDUnBaP
— Liverpool FC (@LFC) July 3, 2022
Fabio Carvalho has officially completed his move to #LFC ?
— Liverpool FC (@LFC) July 3, 2022
? ???????? ?? ?
— Liverpool FC (@LFC) July 3, 2022
/f.a/abcnews.al