Fabian Ruiz është në shënjestrën e klubeve më të mëdha europiane. Mesfushori spanjoll kërkohet nga Barcelona dhe Real Madrid, por është Napoli që vendos për të ardhmen e tij. Klubi italian po tenton ta blindojë yllin e saj me një kontratë të re.
Corriere dello Sport ka publikuar edhe detajet e bisedimeve dhe presidenti Aurelio Di Laurentiis po tenton të vendosë në kontratën e re një klauzolë që kap shifrën e 180 milion eurove, një tentativë për ta bërë Fabian Ruiz një dëshirë për klubet që e duan.
Kompania që e menaxhon spanjollin nuk është dakord me propozimin. Ata janë të gatshëm të pranojnë një klauzolë, por ajo të variojë nga 70 në 90 milion euro. Sa i takon pagës, te Napoli janë dakord që nga 2.5 milion, Fabian Ruiz të përfitojë 5 milion. Tani duhet gjetur gjuha e përbashkët për klauzolën. /abcnews.al