Liverpool është dënuar me një gjobë prej 200 mijë paundësh nga FA, pasi në ndeshjen e Carabao Cup kundër MK Dons, kanë aktivizuar një lojtar të pafederuar. Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll, Pedro Chirivella, i cili luajtu 28 minuta në atë fitore 2-0 kundër MK Dons.
Chirivella luajti si i huazuar sezonin e shkuar te skuadra spanjolle e Extremadura. Në fillim të këtij sezoni, mesfushori u rikthye te Liverpool dhe të gjitha dokumentet e tij të federimit janë në rregull, por në sfidën kundër MK Dons, nuk figuronte në asnjë listë të Liverpoolit.
Pasi u njoftuan me marrjen e gjobës prej 200 mijë paundësh, Liverpooli reagoi dhe insistoi se ka qenë një gabim para ndeshjes në publikimin e emrave. Megjithatë, apelim nuk ka nga klubi anglez dhe gjoba pritet të paguhet para datës 5 tetor./abcnews.al