Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

F1, Piastri fiton në Belgjikë/ Piloti australian mund shokun e skuadrës, Lando Norris

schedule12:09 - 28 Korrik, 2025

schedule 12:09 - 28 Korrik, 2025

U duk si dita e “kiametit”. Të tilla kushtet atmosferike në pistën Spa-Frankorshamp në Belgjikë, ku u zhvillua gara e radhës e Formula 1.

Çmimi I Madh I Belgjikës ishte gjithashtu nën dominimin e skuadrës Meklaren Mercedes, ndërsa dy pilotët e saj bënë rokadë që në xhiron e parë.

Oskar Piastri, kryesues I Botërorit, kaloi shokun e ekipit, Lando Norris, për të mos u arritur dot deri në fund.

Me pistën e mbushur me ujë, diku më shumë e diku më pak, pati betejë dhe mjaft gabime, ndërsa rivalët e skuadrës angleze nuk bënë dot rezistencë.

Sharl Lëklerk I Ferrarit mbajti vendin e tretë, edhe pse disa herë u sulmua nga kampioni I botës në fuqi, Maks Verstapen.

Holandezi pati një të shtunë të shkëlqyer në sprint, por makina e tij Red Bull nuk krahasohet dot as me Ferrarin, madje as me Mercedesin, jo më me Meklarenin.

Kjo duket kur shikon renditjen e konstruktorëve, me Red Bullin në vendin e katërt, me gati tri herë më pak pikë sesa kryesuesit.

Piloti më aktiv në pistë sidoqoftë ishte Ljuis Hamilton, që u nis I 18-ti dhe përfundoi në vendin e 7-të.

Në renditjen e Botërorit, Piastri kryeson me 266 pikë ndaj 250 të anglezit Norris, ndërsa Verstapen ka 185 pikë, me Çmimin  e Madh të radhës që mbahet në Hungari fundjavën e ardhshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!