“Expo Dubai 2020”, Rama: Jemi krenarë që dhe pse të vegjël, jemi mes 192 vendeve pjesëmarrëse

schedule16:04 - 9 Mars, 2022

schedule 16:04 - 9 Mars, 2022

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ndodhet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po zhvillohet panairi “Expo Dubai 2020” ku marrin pjesë 192 vende të Botës.

Rama në fjalën e tij është shprehur se është fat që Shqipëria dhe pse një vend modest ndodhet mes 192 vendeve të tjera për të prezantuar veten dhe për të kërkuar që të vizitohet nga sa më shumë turistë të cilët do të shijojnë  mrekullitë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe energjinë zhvillimore të vendit tonë.

Gjendemi këtu për të festuar praninë e Shqipërisë mes 192 vendesh që janë mbledhur në këtë ekspozitë të Dubait. Me krenari e mirënjohje të madhe që erdhëm këtu në një vend mjaft mik me të cilin falë një njeriu vërtet të veçantë të shehut Mohammed Bin Salman ne kemi një historik solidariteti humanizmi dhe miqësie.

Në këtë Expo të jashtëzakonshme gjithkush ka mundësinë që të shikojë sesa i madh është potenciali për të bërë mirë i vendeve të botës nëse janë bashkë. Midis kaq shumë vendesh tejesh i vogël ne jemi një prani modeste sot por besoj se jemi mes vendeve që mbetemi për tu zbuluar dhe për tu shijuar nga njerëzit nga Evropa dhe lindja e mesme.

Një vend i vogël me male dhe dete, një vend i bukur ku të krishterët, myslimanët dhe ortodoksët jetojnë në harmoni dhe nga kushtetuta e shkruar nga duart e shqiptarëve të gjithë ato që dëgjojnë fjalët e mia u them që të vijnë dhe të vizitojnë vendin tonë”, ka thënë Rama./abcnews.al