Në Serbi u mbajtën sot zgjedhjet parlamentare dhe lokale, ndërsa kanë nisur të dalin edhe rezultatet e para.
Sipas Exit Polleve në vend Alternativa Demokratike Shqiptare ka marrë katër mandate në Serbi.
Sipas projeksioneve të para të Ipsos dhe Cesid në rezultatet e bazuara në 44.1 për qind të mostrës së përpunuar del se partia e presidentit aktual Aleksandar Vuçiç SNS ka fituar 63.4 për qind të votave në zgjedhjeve e sotme parlamentare në Serbi.
Alternativa Demokratike Shqiptare ka marrë katër mandate. Partia e Vuçiçit ka marrë 180 mandate, SPS e Ivica Daçiçit 30 mandate, ajo e ish-sportistit Aleksandar Shapiç 11 mandate, etj.
LEXO EDHE: Sondazhet e para/ Shqiptarët marrin dy vende në parlamentin serb, Bajrami: Presim të tretin
Në një intervistë për Abc News mbrëmjen e sotme Argjend Bajrami kandidat për deputet në listën e përbashkët Lugina e Bashkuar tha se sondazhet e deritanishme kanë konfirmuar mandatin e tij dhe një tjetër shqiptari në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, në Luginën e Preshevës.
Ndërkohë, duket se pritshmëritë për shqiptarët e Luginës janë edhe më të mëdha. Kjo ishte hera e parë që shqiptarët u futën në zgjedhje në një listë të përbashkët. /abcnews.al