“EXIT POLL”-i: 11 komunat pa fitues në Kosovë

schedule19:43 - 17 Tetor, 2021

schedule 19:43 - 17 Tetor, 2021

11 komuna, nga 25 të analizuara, do të shkojnë në balotazh sipas një sondazhi të EXIT POLL-it i prezantuar në Klan Kosova.

Sipas këtyre statistikave kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, do të shkojë edhe një herë në zgjedhje, ku LDK-ja me Përparim Ramën dhe LVV-ja me Arben Vitinë do të garojnë edhe një herë për të parin e kryeqytetit.

Komunat e tjera që do të shkojnë në balotazh janë: Gjakova, Prizreni, Rahoveci, Gjilani, Klina, Malisheva, Podujeva, Vushtrria, Kaçaniku dhe Vitia./ Klan Kosova

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!