Zgjedhjet në SHBA, Exit Poll-et e para, ku bazohen amerikanët për votën e tyre

schedule23:14 - 3 Nëntor, 2020

schedule 23:14 - 3 Nëntor, 2020

Kanë dalë rezultatet e para të Exit Polleve në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve. Siç raporton CNN, 34 për qind e amerikanëve që votuan sot theksuan se çështja më e rëndësishme është ekonomia, kurse 21 për qind theksuan se problemi më i madh është racizmi, kurse pandemia radhitej si problemi i tretë më i rëndësishëm.

Ndërkohë, të pyetur se cili duhej të ishte prioriteti më i rëndësishëm i Presidentit, 52 për qind kanë theksuar se ishte përballimi i Pandemisë, kurse 48 për qind janë shprehur se ishte ringritja e ekonomisë.

Të pyetur se si po e përballon qeveria pandeminë, 48 për qind shprehen mirë dhe 52 për qind shprehen se po e menaxhon keq./mv.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!