Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Evropa paraqet ”Jupiter”-in, superkompjuterin që rivalizon IA

schedule07:36 - 6 Shtator, 2025

schedule 07:36 - 6 Shtator, 2025

Prioritet absolut, e konsideroi kancelari gjerman, Friedrich Merz teksa paraqiti dje ”Jupiter”-in, superkompjuterin e parë gjigant dhe ultra të shpejtë në Evropë, që synon të ngushtojë hendekun midis evropianëve dhe Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në inteligjencën artificiale (IA).

I vendosur në komunën e Julich, në perëndim të Këlnit, ”Jupiter”-i është superkompjuteri i parë “ekzaskalë” në Kontinentin e Vjetër, i aftë të kryejë të paktën një kuintilion llogaritje për sekondë ose një miliard miliardë.

“Është sikur 10 milionë laptopë konvencionalë të ishin në përdorim në të njëjtën kohë, të grumbulluar deri në një lartësi prej 300 kilometrash”, tha Merz gjatë përurimit të superkompjuterit.

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë tre makina të tilla, të gjitha të operuara nga Departamenti i Energjisë.

”Jupiter”-i zë një sipërfaqe prej gati 3 600 metrash katrorë – rreth gjysma e madhësisë së një fushe futbolli – me rreshta procesorësh dhe afërsisht 24 000 çipa nga gjiganti amerikan ”Nvidia”, të vlerësuar nga industria e inteligjencës artificiale.

Superkompjuteri, i zhvilluar nga grupi francez ”Atos”, me një kosto prej 500 milionë eurosh, i financuar në mënyrë të barabartë nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania, është kompjuteri i parë ekzaskalë në Evropë dhe i katërti më i madh në botë, sipas të dhënave të disponueshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!