Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Evropa është këtu”, ambasadori i BE tur nëpër Shqipëri: Do të vijmë në fshatra dhe male

schedule20:41 - 7 Maj, 2021

schedule 20:41 - 7 Maj, 2021

Në kuadër të aktiviteteve “Javët e Europës” ambasadori i BE-së Luigi Soreca shkruan se nën sloganin “Evropë është këtu” do të ketë një tur në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, fshat, lugina dhe male.

“Evropa është këtu! Ne do të jemi në rrugë për tre javë, duke ndaluar çdo ditë në një bashki, shumica e tyre ku nuk kemi qenë kurrë. Ju do të dalloni autobusin tonë duke shëtitur përreth! #TeamEurope do t’ju arrijë atje ku jeni.

Në qytetet dhe në fshatrat tuaja, në lugina dhe në male. Bashkohu me ne! Në tre javët e ardhshme, ne duam t’ju dëgjojmë dhe të lidhemi me ju, personalisht” thotë ambasadori i BE-së në Tiranë.

Turi vjen si ndërgjegjësim për të rinjtë që të mos largohen, pasi “Europa është këtu” në vendin e tyre dhe të ardhmen ta ndërtojnë në atdhe.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!