Ish-futbollisiti i Manchester United dhe Juventus, Patric Evra, ka zbuluar arsye e largimit të sulmuesit portugez nga “bardh e zinjtë”.
Patric Evra është shok i ngushtë me Cristiano Ronaldo.
Evra ka folur për gazetën “La Rebubblica”, për karrierën e tij si futbollist dhe kohën e tij të kaluar në Torino.
Por ajo që ka marrë vëmendjen e mediave është deklarata e francezit për largimin e CR7 nga Juventus.
“Sepse ai ka nevojë për dashuri dhe respekt. Ai e kishte kuptuar se në Torino, po bëhej ‘kurban’ për rezultatet e këqija të Juventusit”, deklaroi Evra për “La Repubblica”.
“Megjithatë, shumë harrojnë se nuk është e lehtë të fitosh në Serie A. Objektivi i Agnellit është të fitojë Scudetton çdo vit, jo Ligën e Kampionëve. Fjalët e Allegrit gjithashtu patën një rol në largimin e Ronaldos”, përfundoi futbollisti francez. /f.a/abcnews.al