Sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski, po kalon një nga sezonet më të mira në karrierën e tij. 55 gola në 46 ndeshje këtë sezon tregojnë shumë për performancën e tij. Por si u kthye polaku në një nga sulmuesit më të mirë në botë?
Gjithçka filloi kur ai luante për Borussia Dortmundin. 32-vjeçari, asaj kohe u distancua nga patriotët e tij, Jakub Blaszczykowski dhe Lukasz Piszczek. Leva kërkonte të mësonte me patjetër gjermanisht dhe ia doli. Miqtë e tij do ishin pengesë.
Më pas erdhi dhe kalimi i tij te gjigantët gjermanë të Bayern, ku pati fatin të stërvitej nga trajnerët më të mirë në botë. Fillimisht ishte Jurgen Klopp te Dortmundi, i cili e vendosi në fushë në rolin e numrit 10.
Kur u transferua te bavarezët në stol gjeti Pep Guardiolën, i cili mbeti i impresionuar nga puna e madhe e Robertit. Ai mësoi gjithçka rreth taktikave dhe zonës së rreptësisë nga spanjolli.
Radhën e kishte Carlo Ancelotti, nga i cili mësoi relaksin. Ndërsa Jupp Heynckes i tregoi atij disiplinën. Edhe nën drejtimin e Hans Flick bomberi po shkëlqen. Intensitet i lartë dhe presioni që në fillimi, kjo është loja që ai po zhvillon tani.
Gjithashtu Sulmuesi i kombëtares polake u konsultua me një terapist gjumi dhe nga ajo ditë ai fle nga ana e majtë, për t’i dhënë më shumë mundësi këmbës së djathtë për të pushuar.
Goli kundër Lyonit ishte i 15 për të në këtë sezon të Championsit dhe tashmë i duhen dhe dy gola për të barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos, i cili është ndalur në kuotën e 17 golave. Të gjithë tifozët bavarez sot sytë i kanë nga ai për të arritur te trofeu. Ndeshja pritet të zhvillohet në orën 21:00, ku emocionet nuk priten të mungojnë. /abcnews.al