Evis Kushi takim me rektorët e universiteteve publike: Dera ime do të jetë gjithmonë e hapur

schedule18:52 - 28 Shtator, 2020

schedule 18:52 - 28 Shtator, 2020

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ditën e sotme ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve publike.

Në një status në rrjetin social “Facebook” Kushi njofton se fokus i këtij takimi ishin çështjet që lidhen me fillimin e ri akademik, masat e ndërmarra për mbarëvajtjen e procesit në kushtet e pandemisë së COVID-19.

“Dera ime do të jetë gjithmonë e hapur dhe unë do të jem përherë e predispozuar për t’i dëgjuar dhe adresuar me sukses sfidat tona të përbashkëta”, shkruan ajo.

Statusi:

Ditën e sotme, pranë ambienteve të #MASR zhvillova një takim të frytshëm me rektorët e universiteteve publike në vend, me të cilët diskutuam mbi fillimin e vitit të ri akademik, masat e ndërmarra për mbarëvajtjen e procesit në kushtet e pandemisë së COVID-19, si dhe një sërë çështjesh të tjera që kanë në fokus rritjen e cilësisë së arsimit të lartë.

Gjatë bashkëbisedimit me ta dhe duke i uruar gjithësecilit për detyrën e marrë, theksova njëkohësisht nevojën e një bashkëpunimi të thelluar institucional në funksion të adresimit të çdo problematike që rrit cilësinë e shërbimeve ndaj studentëve tanë. Për këtë, iu shpreha qartë se dera ime do të jetë gjithmonë e hapur dhe unë do të jem përherë e predispozuar për t’i dëgjuar dhe adresuar me sukses sfidat tona të përbashkëta.

Ndërkohë, vëmendja e veçantë që qeveria shqiptare i ka kushtuar, i kushton dhe do t’i kushtojë përherë #PaktitPërUniversitetin, kërkon gjithashtu angazhim të shtuar nga universitetet ku secili prej tyre duhet të bëjë maksimumin për të çuar më përpara detyrimet që rrjedhin në kuadër të tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!