Evis Kushi në konferencën Anti-Doping: Sportistët, ambasadorët tanë më të mirë

schedule14:00 - 10 Maj, 2021

schedule 14:00 - 10 Maj, 2021

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kush këtë të hënë ka zhvilluar një takim me  përfaqësues të Këshillit të Evropës dhe Agjencisë Botërore Anti-Doping.

Kushi thekson se në këtë takim është diskutuar gjerësisht për përmirësimin e mëtejshëm të programit Anti-Doping në Shqipëri, për të qenë plotësisht në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare.

“Ne kemi shumë sportistë të talentuar, të cilët me rezultatet dhe arritjet e tyre në gara ndërkombëtare, na bëjnë krenarë dhe shërbejnë si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë nëpër botë, duke lartësuar akoma më shumë imazhin e vendit tonë”, ka thënë Kushi.

Në këtë kuadër, Kushi cilëson se duhen nxitur të rinjtë shqiptarë të bëhen pjesë e garave kombëtare dhe ndërkombëtare bazuar në meritokraci dhe gara të ndershme, në mënyrë që kampionët tanë të jenë shembuj frymëzimi për brezat e rinj të sportistëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!