Evis Kushi fiton betejën me COVID: Mesazh për ata që s’e besojnë sa i rrezikshëm është ky virus

schedule11:08 - 28 Shkurt, 2021

schedule 11:08 - 28 Shkurt, 2021

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka fituar betejën me COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale. Kushi shkruan se pas rikuperimit të plotë ndihet e lehtësuar dhe me dëshirën e madhe për të shërbyer me përgjegjësi dhe përkushtim. Ajo bën thirrje që duhet sa më shumë kujdes dhe vigjilencë në respektimin e të gjitha masave për shëndetin e familjarëve.

“Një shëtitje në Parkun “Rinia” Elbasan, pas rikuperimit të plotë nga beteja me COVID-19 dhe përpara rikthimit në një javë intensive pune dhe angazhimesh aktive, e lehtësuar dhe me dëshirën e madhe për të shërbyer me përgjegjësi dhe përkushtim.

Ndjesë që isha larg zyrës më gjatë nga sa e kisha menduar, por për të gjithë ata që ende nuk e besojnë sa i rrezikshëm është ky virus, jua them nga përvoja ime personale dhe e familjes sime. Kujdes dhe sa më shumë vigjilencë në respektimin e të gjitha masave parandaluese, për shëndetin tuaj dhe të familjarëve të dashur!  Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për mbështetjen dhe mesazhet tuaja inkurajuese gjatë këtyre ditëve!”, shkruan Evis Kushi./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!