Everton uron Brojën/ Klubi anglez përshëndet sulmuesin si titullar

schedule12:41 - 31 Dhjetor, 2024

schedule 12:41 - 31 Dhjetor, 2024

Përshëndetjet i erdhën nga të gjitha anët.

Tifozët, qoftë ata të Evertonit, qoftë të kombëtares shqiptare, ishin të lumtur që Armando Broja më në fund debutoi si titullar për ekipin e tij të ri në Premier Ligë, ndërsa një urim nuk ia harruan edhe drejtuesit në “Gudison Park”.

Klubi anglez e përshëndeti fillimisht sulmuesin e tij me mesazhin në FB “Nisja e parë si tofis, le të nisemi AB”, duke I vendosur në krah simbolin e flamurit shqiptar.

Pasi sfida ndaj Notingem Forestit u humb 0-2 në shtëpi, vlerësimet për 23-vjeçarin nuk ishin të këqija, përkundrazi.

Ai mori notë pozitive nga BBC dhe media të tjera britanike, ndërsa Evertoni nuk harroi sërish që ta veçonte.

Gjithashtu në FB, klubi botoi mesazhin e radhës, në mënyrë shumë të sintetizuar: AB22, pra me inicialet e Brojës, me numrin në fanelë dhe padyshim me simbolin e flamurit shqiptar.

Ishte hera e parë në gati 12 muaj që sulmuesi kuqezi luante si titullar në Premier Ligë, një sukses I madh pas dëmtimeve të shumta, dhe periudhave të vështira tek Çelsi, e sidomos tek Fulhami.

Armando deklaroi pas ndeshjes se përfundimi nuk ishte ai që pritej, por besimi mbetet I patundur se në të ardhmen do të ketë suksese.

Pritet që në ndeshjet në vazhdim, në 2025, Broja të aktivizohet më shumë edhe si titullar, por edhe si minutazh dhe të kontribuojë me gola për mbijetesën e Evertonit në elitën angleze.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!