Everton e ka pësuar sërish nga Premier League. Klubit blu i janë hequr dy pikë për një tjetër shkelje të rregullave financiare.
Dënimi është i dyti për klubin anglez në sezoni, pasi ata e pësuan me një zbritje prej 10 pikësh në nëntor, e cila u reduktua në gjashtë në muajin shkurt.
“The Toffees” tani kanë zbritur në vendin e 16-të të tabelës së Premier League, vetëm dy pikë mbi zonën e rënies nga kategoria. Duket se tashmë Everton rrezikon edhe më shumë rënien në Championship, pasi do t’i duhet të luftojë me skuadrat e tjera për mbijetesë.
Me heqjen e dy pikëve, Everton ka aktualisht 27 pikë, dy më shumë se Nottingham dhe Luton, që po luftojnë për mbijetesë./h.ll/abcnews.al
Club Statement. pic.twitter.com/MQuaKADY54
— Everton (@Everton) April 8, 2024