Everton e ka nisur sezonin e ri në mënyrë të shkëlqyer dhe kryeson Premier League me pikë të plota pas javës së katërt. Shtatë fitore në po kaq ndeshje në të gjithë kompeticionet për djemtë e Carlo Ancelottit dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i bëjnë një dhuratë trajnerit italian.
✍️ | It’s good news for the Blues… ?#WelcomeGodfrey pic.twitter.com/ZhcGTRyMXk
— Everton (@Everton) October 5, 2020
Ai është Ben Godfrey, qendërmbrojtësi anglez. Dy sezonet e kaluar ka qenë pjesë e Norwich, teksa numëron 3 ndeshje të zhvilluara me Anglinë U21. 25 milion paund kanë përfunduar në arkat e “Kanarinave”, teksa Ancelotti siguron një element cilësor në prapavijë.
? | @BenG0dfrey in the spotlight…#EFC ? #WelcomeGodfrey pic.twitter.com/d0KOE0PFtf
— Everton (@Everton) October 5, 2020
22-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin nga Liverpuli, teksa u shfaq ambicioz në prezantim. “Më pëlqen fitorja dhe objektivi im është të fitoj trofe me Everton. Jam një lojtar pasionant dhe luaj me zemër për fanellën që vesh“, deklaroi Godfrey. /abcnews.al