Everton dënon sulmuesin, Raiola ia ofron Milanit!

schedule22:59 - 12 Nëntor, 2019

schedule 22:59 - 12 Nëntor, 2019

Everton pagoi plot 30 milionë sterlina për shërbimet e Moise Kean. Talenti italian bëri një sezon të shkëlqyer me Juventusin, duke e bindur Evertonin që të paguante shumën e majme për të.

19-vjeçari nuk e ka nisur mirë aventurën e tij në Angli, madje edhe është dënuar nga klubi blu i Liverpool.

Kean i ka kërkuar agjentit të tij, Mino Raiola, që t’i gjejë ekip të ri, pasi nuk e duron dot qëndrimin tek Everton.

Siç raportojnë mediet italiane, Raiola e ka dëgjuar klientin e tij dhe ka nisur bisedimet me drejtuesit e Milanit, duke ia ofruar kartonin e Kean.

Fjalën e fundit për shërbimet e sulmuesit italian pritet ta japë trajneri Pioli, brenda këtij muaji./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!