Evakuohet avioni spanjoll i pasagjerëve pas kërcënimit

schedule09:59 - 19 Nëntor, 2021

schedule 09:59 - 19 Nëntor, 2021

Një avion pasagjerësh në Spanjë,  është evakuuar mëngjesin e kësaj të premtje gjatë uljes pas një kërcënimi të marrë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një zëdhënëse e operatorit të aeroportit kombëtar, Aena  ka theksuar se një avion që i përket kompanisë vendëse, “Volotea”, është pas mbërritjes në qytetin veriperëndimor spanjoll, Coruna, pasi autoritetet morën një kërcënim.

Të gjithë pasagjerët u evakuuan, pasi aeroplani aterroi rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit dhe aeroplani tash për tash është i parkuar larg ndërtesave të aeroportit dhe po inspektohet, tha zëdhënësja./abcnews.al