Eva Kaili i ka 100 mijë euro borxh Parlamentit Europian, të dhëna të reja për pagat e asistentëve të saj

schedule09:56 - 25 Prill, 2023

schedule 09:56 - 25 Prill, 2023

Nuk kanë fund problemet ligjore për Eva Kailin, e cila është në qendër të një hetimi penal për mashtrim në lidhje me shpërblimin e katër ish-asistentëve të saj në Parlamentin Europian nga viti 2014 deri në vitin 2020.

Sipas një letre nga Zyra e Prokurorit Publik Europian (EPPO) drejtuar Presidentes së Parlamentit Europian, Roberta Metzola, të siguruar nga Politico, hetimi përqendrohet te Kaili,  e cila është arrest shtëpie në Bruksel.

I njëjti hetim, thekson Politico, fokusohet edhe te Maria Spyrakis dhe nëse ajo mashtronte Parlamentin Europian në lidhje me aktivitetet e asistentëve të saj dhe nëse i inkurajoi ata të kërkonin kompensim për udhëtime pune “të rreme”, megjithëse dokumentet nuk sugjerojnë se eurodeputetja  mori ryshfete nga pagat apo kompensimet e asistentëve të saj.

Sipas një personi me njohuri për rastin, hetuesit thonë se Kaili i ka borxh Parlamentit Europian “rreth 100,000 euro”.

Detajet hedhin dritë mbi hetimin, i cili u bë publik dhjetorin e kaluar, vetëm disa ditë pasi Kaili u burgos për përfshirjen e saj të dyshuar në skandalin e Katargate. Me të dyshuarit e këtij skandali tashmë jashtë burgut, vëmendja tani po kthehet te rasti i mashtrimit ndaj Parlamentit Europian.

Sipas Politico, anëtarët e Komisionit të Çështjeve Ligjore të Parlamentit Europian do të diskutojnë për herë të parë me dyer të mbyllura çështjen e Kailit të martën.

Kaili po lufton për të parandaluar heqjen e imunitetit të saj si eurodeputete, gjë që po kërkohet nga prokurori që heton mashtrimin me fondet e BE-së.

“Hetimi aktual ka të bëjë me dyshime të forta për mashtrime të përsëritura dhe/ose parregullsi të tjera serioze,” tha Prokurorja e Përgjithshme Europiane Laura Kövesi.

Përmes avokatit të saj, Kaili tha se është zotuar të kthejë paratë që i detyrohet dhe të respektojë çdo rekomandim.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!