Eurovision pranon versionin e rishikuar të këngës së Izraelit

schedule17:55 - 7 Mars, 2024

schedule 17:55 - 7 Mars, 2024

Izraeli është pranuar në edicionin e radhës të Eurovision Song Contest në Suedi, ku këngëtarja Eden Golan do të performojë ‘Hurricane’. Këtë e ka bërë të ditur organi transmetues izraelit Kan, sipas të cilit sot ka mbërritur konfirmimi përfundimtar nga organizatorët e Unionit Evropian të Transmetuesve (Ebu).

“Ata ekzaminuan tekstin dhe dëgjuan performancën,” specifikoi Kan. Më parë kënga ‘Shi i Tetorit’ ishte hedhur poshtë, duke u konsideruar e papërshtatshme ndërkohë që lufta në Gaza vazhdon. Kreu i shtetit Isaac Herzog ndërhyri në këtë çështje dhe e bindi Kan të prezantonte një këngë tjetër./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!