“Eurovision” ka qenë prej kohësh më shumë sesa thjesht një spektakël muzikor. Këngëtarët konkurrues pritet që të kenë jo vetëm një zë të mirë, por dhe një performancë fenomenale skenike – koreografia. efeket speciale dhe mbi të gjitha veshjet, të cilat pritet të jenë autentike, inovative dhe të ndryshme.
Këtë vit, duket se ka dominuar një kombinim – kostume argjendi me kristale, katër herë. Anxhela Peristeri, përfaqësueja e Moldavisë, Natalia Gordienko, e Qipros Elena Tsagrinou dhe e Maltës, Destiny interpretuan pothuajse me të njëjtat kostume.
Duket se tendenca e këtij viti në Eurovision ishte: “argjend dhe me kristale” ose “thjesht me shkëlqim”, e cila në fakt nuk ndryshon shumë nga trendet botërore të modës. Megjithatë, këngëtaret duken mjaft të këndshme dhe joshëse teksa interpretojnë në skenën gjigande në Rotterdam.
/abcnews.al