Zëvendëskryeministri Erion Braçe e ka cilësuar jo etik planin e ndihmës ekonomike të sjellë nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se me euro, siç premton Basha, gjobat që “horrat” u vënë e paguajnë njëri-tjetrit, kryesisht politikanët biznesmenëve, biznesmenët biznesmeneve dhe, kriminelët po atyre.
Ndërsa, punëtorët, shkruan më tej Braçe, e marrin në lekë çdo lloj pagese.
“Ooooo HIJE! Rrogat e punetoreve ne kete vend paguhen ne leke, kupton, ne leke! Ne euro jane fitimet! Ne euro jane edhe gjobat qe horrat u vene e paguajne njeri tjetrit, kryesisht politikanet biznesmeneve, biznesmenet biznesmeneve dhe, kriminelet po atyre! Ti qe flet vec ne euro ku hyn ketu? Mjeket e infermieret paguhen ne leke, jo ne euro, paguhen per punen, pra ligjerisht nuk fitojne! Ndaj, gabon ooo Hije; Gabon ambjentin-ngaterron punen me biznesin, gabon njerezit-ngaterron punetoret me gjobvenesit! Je larg punetoreve ti.”

