Qytetarët shqiptarë zënë vendin e parë në botë për marrjen e lejeve të qëndrimit në vendet e Bashkimit Evropian.
Tendenca e largimit për arsye financiare, bashkim familjar por edhe për shkollim vijojnë të mbeten disa nga arsyet kryesore të largimit nga Shqipëria.
Të dhënat janë publikuar nga Eurostat dhe tregojnë se në raport me numrin total të popullsisë Shqipëria rezulton me numrin më të lartë të leje qëndrimeve të mara kryesisht në vendet e BE-së.
Ndërkohë nëse bëjmë një krahasim në bazë të numrit të leje qëndrimeve të dhëna Shqipëria renditet e 6 në botë menjëherë pas Sirisë.
Gjatë 2019 për shqiptarët janë lëshuar 868 mijë leje qëndrimi. Italia është shteti që ka dhënë më shumë leje qëndrimi për shqiptarët e ndjekur nga Greqia dhe më pas renditet Gjermania dhe Franca.
Ndërsa në total në vitin 2019 , u dhanë 20.3 milion leje qëndrimi të vlefshme që lejonin shtetasit jo të Bashkimit Evropian të qëndronin në këto vende.
Numri i lejeve të vlefshme të qëndrimit në fund të vitit 2019 ishte më i larti në Gjermani me rreth 4.9 milion, ose 24% të stokut të përgjithshëm të lejeve të qëndrimit të vlefshme në BE, pasuar nga Italia 3.6 milion, Franca dhe Spanja.
Këto katër Shtete Anëtare së bashku përbënin 71% të numrit të përgjithshëm të lejeve të qëndrimit të vlefshme të dhëna qytetarëve jo të vendeve të BE-së.
Në fund të vitit 2019, qytetarët e Marokut ishin grupi më i madh që mbanin leje qëndrimi të vlefshme me 2 milion , pasuar nga shtetasit e Turqisë 1.9 milion dhe Ukrainës 1.3 milion. Këto ishin shtetësitë e vetme që kishin më shumë se një milion leje qëndrimi të vlefshme.
Numrat të lartë të leje qëndrimeve u regjistruan sipas Eurostat edhe për shtetasit e Sirisë me 974 mijë e ndjekur nga Shqipëria me 868 mijë dhe më pas nga Algjerisë .
Leje qëndrimet sipas vendeve
Maroku 1.9 mln
Turqia 1.8 mln
Ukraina 1.2 mln
Kina 1 mln
Siria 973.800 mijë
Shqipëria 868.500 mijë
Algjeria 699.600 mijë
Leje qëndrimet për shqiptarët sipas shteteve
Italia 417 mijë
Greqia 317 mijë
Gjermania 43 mijë
Franca 11 mijë
/abcnews.al/