Eurostat: Rreth 4.3 milionë ukrainas ikën në BE

schedule11:43 - 13 Janar, 2024

schedule 11:43 - 13 Janar, 2024

Rreth 4.3 milionë njerëz që nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian, të cilët ikën nga Ukraina, kanë marrë një lloj azili në vendet e BE-së deri më 30 nëntor 2023, sipas të dhënave të Eurostat.

Siç u tha, qytetarët e Ukrainës përfaqësojnë 98 për qind të përfituesve të një lloj mbrojtjeje të përkohshme, pra azil, nga të cilët 46,3 për qind janë gra dhe 33,3 për qind janë fëmijë, ndërsa burrat përbëjnë 20,4 për qind.

Numri më i madh i këtyre njerëzve është në Gjermani 1.2 milion (28.9 përqind), në Poloni 955.110 (22.3 përqind) dhe në Republikën Çeke 369.330 (8.6 përqind).

Sa i përket rrethinës së Serbisë, më së shumti ukrainas janë në Bullgari 169,845, pasuar nga Rumania 144,295, Hungaria 33,720, Greqia 26,675, Kroacia 22,900 dhe Sllovenia 8,710./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!